Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Real Madrid shfaq interes për qendërmbrojtësin e Liverpool

Real Madrid shfaq interes për qendërmbrojtësin e Liverpool

12:21, 22/12/2021

Gazeta britanike “Daily Mail” raporton se Reali i Madridit po monitoron situatën e Joe Gomez, qendërmbrojtësit të Liverpoolit, me synimin për ta afruar në “Santiago Bernabeu” verën e ardhshme.  Gomez, i cili përfiton 1.4 milionë euro në vit me Liverpoolin, është një mbrojtës anglez 1.88 metra i gjatë dhe 24 vjeç.  Së bashku me Virgil van Dijk, formon një nga dyshet më të forta në qendër të mbrojtjes.

Gomez ka pësuar edhe dëmtime që e kanë penguar të zhvillojë normalisht karrierën e tij. Por tani, që është riaftësuar, Klopp e ka kaluar në të djathtë. Van Dijk mbetet i padiskutueshëm, Konaté gjithashtu e ka marrë me forcë pozicionin e tij, por edhe Matip është pengesë për aktivizimin në vazhdimësi të 24-vjeçarit, që kërkon të jetë protagonist në formacionin titullar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco