Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Kapiteni i Sevilla-s goditi qëllimisht Alaban me top në kokë, francezi u ndëshkua me karton të kuq

Kapiteni i Sevilla-s goditi qëllimisht Alaban me top në kokë, francezi u ndëshkua me karton të kuq

10:04, 22/12/2021

Ndeshja mes Sevilla-s dhe Barcelonës përfundoi pa fitues 1-1. Mirëpo përveç rezultatit, ndeshja në Ramon Sanchez Pizjuanu u shënua nga një episod, ku protagonist ishte kapiteni i vendasve Jules Kounde, i cili mori një karton të kuq të çuditshëm në minutën e 64-të.

Pas një dueli pranë vijës së jashtme, Jordi Alba shty francezin 23-vjeçar, i cili reagoi mjaft ashpër.

Ai e humbi plotësisht durimin dhe në mënyrë të pamatur gjuajti topin nga vetëm gjysmë metri dhe goditi në kokë mbrojtësin e majtë të Barcelonës, pas së cilës arbitri Del Cerro i tregoi rrugën për në dhomat e zhveshjes.

Barcelona ka mbetur në vendin e shtatë me vetëm 28 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje, madje 15 më pak se Real Madridi që është i pari. Megjithatë, vendi i katërt që të çon në Champions League dhe që aktualisht është Rayo, është vetëm dy pikë larg.

Nga ana tjetër, Sevilla mbetet në vendin e dytë pas këtij barazimi me 38 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco