Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

VIDEO/ Stadiumi i ëndrrave, Barcelona nis rindërtimin e 'Camp Nou'

VIDEO/ Stadiumi i ëndrrave, Barcelona nis rindërtimin e 'Camp Nou'

12:01, 21/12/2021

Pas Realit të Madridit, edhe Barcelona planifikon të rikonstruktojë stadiumin “Camp Nou”. Është miratuar projekti Espai Barça, pjesë e së cilit është edhe rinovimi i stadiumit mitik, që kap vlerën e 1.5 miliard eurove.

Aksionarët e klubit të Barcelonës kanë miratuar një projekt të ri për të investuar në strukturat e klubit (stadiumi Camp Nou dhe pallati i sportit “Palau Arena”): punimet do të fillojnë sezonin e ardhshëm dhe do të përfundojnë brenda vitit 2025.

“Espai Barça nuk është më një ëndërr për tifozët e Barcelonës, por do të bëhet një realitet brenda 5 viteve. Shumica e anëtarëve të klubit miratuan referendumin për të ratifikuar vendimin e marrë nga Asambleja e delegatëve, për ti dhënë dritën jeshile projektit Espai Barça.

Barcelona tregon se është një klub shumë aktiv dhe i gjithë komuniteti blaugrana është i vetëdijshëm për rëndësinë e Espai Barça për të ardhmen ekonomike dhe sportive të klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco