Champions League/ Skuadrat që u kualifikuan në raundin e 1/16-tave

Champions League/ Skuadrat që u kualifikuan në raundin e 1/16-tave

10:15, 09/12/2021

Faza e grupeve përfundoi dhe ne tashmë i dimë 16 skuadrat e kualifikuara (përveç Atalana – Villareal) për në fazën eliminatore të Champions League. Manchester City, Liverpool, Ajax dhe Real Madrid e kishin prerë biletën si të parat në grupin e tyre përkatës përpara PSG, Atletico Madrid, Sporting dhe Inter.

Para kësaj jave të fundit, Bayern Munich dhe Manchester United e kishin siguruar vendin e parë në grup, ndërsa Chelsea dhe Juventus po luftonin për kreun e grupit. Në këtë grup ishin italianët ata që përfunduan përpara anglezëve. Me përfundimin e ndeshjeve të javës së 6-të, u bënë të njohura edhe skuadrat e fundit të kualifikuara. Ne do të gjejmë Salzburgun por edhe Lille dhe Benfican, ndërsa Atalanta dhe Villarreal do të duelojnë mbrëmjen e sotme pasi ndeshja e tyre u shty për shkak të reshjeve të borës.

Lista e plotë e ekipeve të kualifikuara:

Grupi 1:

Manchester City

Liverpool

Ajax Amsterdam

Real Madrid

Bajerni Munich

Manchester United

Lille

Juventus

Të dytat në grup:

PSG

Atletico Madrid

CP Sporting

Inter

Benfica

Villarreal ose Atalanta

Salzburg

Chelsea

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco