Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Katari merr vendimin për pjesëmarrjen e homosek*ualëve në Kampionatin Botëror

Katari merr vendimin për pjesëmarrjen e homosek*ualëve në Kampionatin Botëror

14:02, 01/12/2021

Komiteti Organizativ i Botërorit “Katar 2022” i ka hapur udhë pranisë së komunitetit LGBTQi gjatë eventit më madhor futbollistik, por me kushtin që të mos manifestojnë publikisht ndjenjat e tyre ndaj njëri-tjetrit, siç janë puthjet.

Ka qenë drejtori ekzekutiv Nasser Al Khater, që i ka dhënë përgjigje futbollistit gay Australian, Josh Cavallo, i cili pak ditë më parë deklaroi se ndjehet i pasigurt të shkojë e të luajë futboll në një vend ku homoseksualiteti dënohet edhe me vdekje.

“Josh Cavallo do të ishte i mirëpritur të luante në Katar, pasi askush nuk mund të ndihet i pasigurt nga ne. Megjithatë duhen evituar manifestime publike të ndjenjave, të cilat janë të papranueshme për ne. Sa i takon pjesës tjetër, të gjithë kanë jetën e tyre”, tha drejtori ekzekutiv, Al Khater.

Ky i fundit ka folur edhe për CNN, duke shuar debatin mbi të drejtat e njeriut dhe praninë e homoseksualëve në ndeshjet e Botërorit, teksa ka thënë se të gjithë homoseksualët mund të udhëtojnë drejt Katarit për të ndjekur ndeshjet, por duhet të sillen si njerëz normalë.

Homoseksualiteti bie ndesh me islamin dhe mund të dënohet edhe me vdekje, megjithatë evidencat nuk flasin për dënime kapitale për këtë arsye.

Gjithsesi vlen të theksohet se martesat homoseksuale, bashkësitë civile dhe propaganda e grupimeve LBBTQi, janë të ndaluara me ligj.

Gjatë Botërorit “Katar 2022”, pritet të ketë edhe demonstrime të shumta në mbështetje të komunitetit LGBTQi dhe të drejtave të homoseksualëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco