Skauti që zbuloi Modric: E pashë për herë të parë në Bosnje, u trondita

Skauti që zbuloi Modric: E pashë për herë të parë në Bosnje, u trondita

20:47, 19/11/2021

Skauti i njohur italian Riccardo Pecini zbuloi një numër të madh futbollistësh të famshëm, ndërsa Luka Modric-in e vuri re për herë të parë teksa luante në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pecini aktualisht punon si menaxher i Spezias  dhe dikur ka punuar si skaut në shumë ekipe futbolli, ku ka zbuluar lojtarë të mëdhenj.

Teksa punonte tek Tottenham, ai zbuloi Dimitar Berbatov dhe Luka Modric, ndërsa futbollistin kroat e ka parë për herë të parë kur ishte futbollist i Zrinjskit.

" Kur e pashë për herë të parë, ai po luante në Bosnje dhe mbeta në gjendje shoku sepse ai ishte vetëm një fëmijë, më pak se gjysma e moshës së lojtarëve të tjerë. Megjithatë, ai kishte një talent të jashtëzakonshëm.

Më pas, ne e kërkuam atë për dy vjet dhe sa më shumë ai rritej, aq më e lehtë bëhej për të, të luante në një ligë ku nuk ishte e lehtë për fëmijët e vegjël fizikisht. Nga aty u bë i njohur dhe ne e ndoqëm nga afër rrugëtimin dhe zhvillimin e tij, por që në ditën e parë që e pashë duke luajtur, u binda se kisha parë një kampion.

Damien erdhi me mua për ta parë katër ose pesë herë. Ne folëm me djalin. Më pas, në momentin që erdhi për të marrë një vendim, presidenti i Totehemit Danel Levi dhe Damien bënë shumë mirë që e bindën Dinamon që ta na e jepte neve, sepse si klient, Dinamo nuk ishte e lehtë për t’u përballur”,

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco