VIDEO/ ‘50 euro nëse shënoj me një prekje të topit’, Neuer bast me shokun e skuadrës. Ja kush e fitoi sfidën

VIDEO/ ‘50 euro nëse shënoj me një prekje të topit’, Neuer bast me shokun e skuadrës. Ja kush e fitoi sfidën

18:31, 18/11/2021

Portieri i Bayernit, Manuel Neuer fitoi një bast të vendosur me shokun e tij të ri të skuadrës dhe portierin rezervë të bavarezve, Christian Fruchtl, pasi bëri një mashtrim në stërvitje.

Një video e postuar nga klubi gjerman në Instagram tregon Neuer duke i thënë kolegut të tij Fruchtl:

“Pesëdhjetë euro nëse shënoj gol me një prekje të topit”, tha portieri legjendar.

Topi ishte diagonalisht rreth një metër larg portës së vogël të stërvitjes dhe Fruchtl e pranoi bastin.

Megjithatë, Neuer tregoi se përveçse mbrohet shkëlqyeshëm, di të luajë edhe me topin në këmbë. Fillimisht e ngriti me këmbën e djathtë, bëri një hap të gjatë dhe e dërgoi topin në rrjetë - e gjitha vetëm me një prekje.

Pas kësaj, portieri më i mirë në botë vrapoi drejt Fruchtl dhe festoi golin dhe trukun që bëri.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco