Guardiola ‘i dashuruar’ me talentin e PSG-së

Guardiola ‘i dashuruar’ me talentin e PSG-së

17:49, 18/11/2021

Pep Guardiola thuhet se është “i dashuruar” me të talentin e Paris Saint-Germain, Xavi Simons dhe është i etur ta nënshkruajë atë në verën e vitit 2022.

18-vjeçari erdhi përmes akademisë së famshme të Barcelonës, La Masia dhe mendohej të pasonte mesfushorët legjendar Xavi dhe Andres Iniesta.

Megjithatë, ai u largua në korrik të 2019 pa bërë asnjë paraqitje në ekipin e parë – duke nënshkruar për PSG-në me një pagë prej 1 milion euro në vit.Deri më tani mesfushori i ri është paraqitur vetëm dy herë për ekipin e parë, duke bërë debutimin e tij në Ligue 1 në prill të 2021.

Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit aktual dhe Mino Raiola, i cili përfaqëson lojtarin, i ka thënë PSG-së se nuk do të nënshkruajë kontratë të re nëse nuk paraqitet më rregullisht për ekipin e parë.

Sipas mediumit Fichajes, Guardiola është një tifoz i madh i Simons dhe dëshiron që City të bëjë një lëvizje për të riun holandez si një transferim i lirë.

Barcelona thuhet gjithashtu se është e interesuar për ta rikthyer atë në Camp Nou, ndërsa ka edhe disa klube tjera në të gjithë Evropën që janë të interesuara.

Simons, i cili iu bashkua Barcës në vitin 201, ka shkëlqyer në Ligën e UEFA-s për U-19 me PSG-në këtë sezon dhe madje ka pasur një ndryshim në pozicion.

Kundër Cityt me nëntë lojtarë në shtator, ai luajti si qendërsulmues dhe shënoi golin e vetëm në barazim 1-1.

Simons ka qenë gjithmonë një mesfushor qendror me klas, por sa i përket rolit qendror, PSG thuhet se ka “shumë besim tek ai në një pozicion në të cilin askush nuk mendonte se do ta shihte”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco