Antonio Conte, në Londër me avion privat për të filluar punë

Antonio Conte, në Londër me avion privat për të filluar punë

15:15, 01/11/2021

Tottenham Hotspur ka zgjedhur Antonio Conten për të zëvendësuar Nuno Espiritu Santo.

Drejtuesit e klubit londinez janë në bisedime të avancuara me trajnerin puljez, i cili do të mbërrijë në Londër me avion privat gjatë orëve të ardhshme.

Fabio Paratici, prej kohësh ka bërë presion për trajnerin me të cilin ka punuar dhe ka fituar shumë tek Juvja.

Orët e fundit ka pasur një tjetër bisedë, pas kontakteve të ndërprera papritur verën e kaluar, por këtë herë ish-trajneri i Interit është gati të pranojë ofertën.

Conte dëshiron të kthehet në punë në fushë pas një periudhe pasiviteti.

Kontrata do të jetë një sezon e gjysmë, me pagë 15 milionë euro në vit.

“Unë e di se sa shumë Nuno dhe stafi i tij stërvitor donin të ishin të suksesshëm dhe më vjen keq që duhej të merrnim këtë vendim. Nuno, – komentoi CEO i Tottenhamit, Fabio Paratici – është një zotëri i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu. Ne dëshirojmë ta falënderojmë atë dhe stafin e tij, dhe i uroj gjithë të mirat në të ardhmen”.

Këtë të martë, trajneri nga Salento duhet të drejtojë seancën e parë stërvitore si trajneri i ri i “Spurs”-ave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco