Portieri i njohur për gafat/ Liverpooli ‘heq qafe’ Loris Karius

Portieri i njohur për gafat/ Liverpooli ‘heq qafe’ Loris Karius

09:23, 01/11/2021

Liverpooli ka vendosur të lirojë nga çdo detyrim kontraktual portierin gjerman, Loris Karius, raporton “Mirror”.

28-vjeçari, i cili nuk ka luajtur me fanellën e klubit “të kuq” që nga ajo finale fatale e Ligës së Kampionëve të vitit 2018, i ka kaluar dy sezonet e fundit në huazim te Besiktasi dhe Union Berlini.

Paraqitja e tij e dobët në atë finale kundër Realit, në të cilën bëri gafa të pafalshme në rastin dy golave të Madridit, nga tre që pësoi në total, e “varrosi” karrierën e tij në klubin anglez.

Atë verë “gardiani” gjerman kaloi te Besiktasi, ku nënshkroi për dy vjet.

Në Turqi, ai fitoi vendin e titullarit për dy sezone, por në maj 2020 u largua nga klubi i Stambollit për shkak të detyrimeve të prapambetura financiare.

Pas kësaj, ai përfundoi në Bundesligë për të nënshkruar me Union Berlinin, por në klubin gjerman ai luajti vetëm 4 ndeshje sezonin e kaluar.

Këtë verë ai nuk gjeti një destinacion të ri, pavarësisht se “kishte disa skuadra të interesuara, por transferimi nuk u realizua për arsye të ndryshme”, siç ka konfirmuar vetë për “Bild”.

Për këtë arsye ai është ende në skuadrën e Liverpoolit, por nuk është thirrur në asnjë ndeshje.

Në janar do të ketë mundësinë të nënshkruajë falas për çdo ekip.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco