Arbitri nuk akordoi penallti në dëm të Bajramit, shpërthen trajneri i toskanëve: E pa edhe nipi im katër vjeç

Arbitri nuk akordoi penallti në dëm të Bajramit, shpërthen trajneri i toskanëve: E pa edhe nipi im katër vjeç

09:52, 28/10/2021

Empoli-Inter përfundoi 0-2, por trajneri i toskanëve Aurelio Andreazzoli nuk është dakord dhe proteston për një penallti të pa vërshëllyer në favor të Empolit për një faull të mundshëm ndaj Bajramit:

“E pashë sërish shkurt, nuk kam nevojë ta shoh më – thotë trajneri për Sky pas humbjes ndaj Interit –nuk kam folur kurrë për arbitrat, sepse mendoj se është kategori për tu mbrojtur,  pasi bëjnë një punë të vështirë, por sonte e pyeta veten se çfarë bënte Valeri në VAR, në tavoline?!

Ose ishte i hutuar ose nuk e kuptoj. Si ka mundësi që nuk të ndihmojnë kur duhet ta bëjnë? Te harrojmë Interin, por nëse e sheh kaq të qartë situatën në VAR, pyes veten pse nuk ndihmojnë njëri-tjetrin.

Valeri është edhe arbitër kryesor. Çfarë më tha Chiffi? Këto janë gjëra mes meje dhe tij. Edhe nipi im është katër vjeç e pa penalltinë…”

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco