Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Dënohen Tirana dhe Partizani për derbin, pezullohet Ilir Daja

Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Dënohen Tirana dhe Partizani për derbin, pezullohet Ilir Daja

18:20, 27/10/2021

Humbja në derbi i kushton shtrenjtë trajnerit Ilir Daja, pasi protestat ndaj arbitrimit të Eldorjan Hamitit i kanë kushtuar pezullimin me dy ndeshje.

Vendimi është marrë pasditen e sotme nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, që ka marrë në shqyrtim sjelljet anti-sportive në aktivitetet futbollistike të fundjavës.

Përveç Dajës, është pezulluar me tetë javë edhe zyrtari i Egnatias, Eduart Thartori, sërish për sjellje të papërshtatshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ndërsa Teuta vijon të marrë gjoba për refuzimin e vendosjes së logos Abissnet Superiroe në fanellat e ndeshjes.

Lumë gjobash edhe për skuadra të tjera si Vllaznia, Tirana Egnatia, Partizani, etj., kryesisht për sjellje të papërshtatshme të tifozëve, të cilët në derbin e kryeqytetit dëmtuam edhe terrenin e “Air Abanias”.

Ja vendimet e plota të Disiplinës:

1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. Zyrtari i KF Egnatia, Eduart Thartori, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. KF Teuta, për mosrespektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

5. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6. KF Tirana, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 64/1, 64/5, 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

7. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

8. Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

10. Zyrtari i Luzi 2008, Edmond Dalipaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF Naftëtari, Samuel Vrapi, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i FK Tepelena, Heklan Jaupi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/d dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i JA Tirana U-13, Joan Kotte, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i FK Dinamo U-13, Rahul Hakaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Çeljen e hetimit disiplinor për zyrtarin e JA Tirana U-13, Brusi Arapi.

16. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Lushnja Femra, Hekuran Korreshi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, zyrtari vendoset në provë për një afat 12 (dymbëdhjetë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

17. Pranimin kërkesës së lojtares së Apolonia – Femra, Egzona Gashi, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtarja vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

18. Rrëzimin e kërkesës lojtarit të SHS Albpetrol, Marlin Aliaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco