Arteta vlerëson yllin e Arsenal, shpreson në rinovimin e kontratës

Arteta vlerëson yllin e Arsenal, shpreson në rinovimin e kontratës

17:31, 27/10/2021

Eddie Nketiah është duke kaluar vitin e fundit të kontratës te Arsenali që i skadon në qershor të vitit 2022.

Në një intervistë Mikel Arteta ka thënë që shpreson që Nketiah të mbetet te ‘Topçinjtë’.

“Ne patëm një situatë gjatë verës që u përpoqëm ta zgjidhnim, por nuk mundëm në asnjë mënyrë.

Kjo është situata e kontratës që është gjithnjë e më e zakonshme në futboll”.

Unë kam besim të plotë se ai do të jetë një top lojtar në të ardhmen, dhe shpresoj të qëndrojë te Arsenali.

Jam i lumtur që e kam në ekip, ai është lojtari ynë, e vlerësoj shumë dhe nga ana ime dua që ai të qëndrojë”përfundoi Arteta.

Sulmuesi anglez këtë edicion ka realizuar dy gola me Arsenalin në tre ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco