VIDEO/ I dehur sa nuk mban këmbët e veta, arbitri bëhet protagonist në ndeshjen e volejbollit

VIDEO/ I dehur sa nuk mban këmbët e veta, arbitri bëhet protagonist në ndeshjen e volejbollit

15:20, 26/10/2021

Në duelin e javës së katërt të Superligës kroate të volejbollit për femra, ndërmjet Rijekës dhe Karlovacit (3:1), është regjistruar një situatë e pabesueshme, ku në qendër të vëmendjes ka qenë gjyqtari i linjës, i cili është shfaqur i dehur në ndeshje.

Gjyqtari në fjalë u lëkund disa herë përgjatë vijës që po shikonte dhe për të cilën ishte “përgjegjës”, teksa në një moment humbi ekuilibrin dhe ra në dysheme.

Mediat kroate shkruajnë se arbitri në fjalë mesa duket është “relaksuar” pak para ndeshjes dhe ka pirë disa gota.

Menjëherë pas kësaj situate, delegati e largoi arbitrin nga fusha dhe videoja e publikuar nga ndeshja tregon më së miri se në çfarë gjendje ishte ai. Nuk ka dyshim se arbitrin nuk do ta shikojmë për disa kohë në një ndeshje volejbolli, për shkak të sanksioneve që priten nga Federata Kroate e Volejbollit.

Duhet thënë gjithashtu se video në dy ditë ka mbledhur mbi 100 mijë shikime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco