VIDEO/ Vëllai i Mario Gotze-s përfundon sërish në spital, portieri i shpëtoi jetën

VIDEO/ Vëllai i Mario Gotze-s përfundon sërish në spital, portieri i shpëtoi jetën

14:55, 26/10/2021

Futbollisti i Kaiserslautern, Felix Gotze pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Duisburgut, e vlefshme për javën e 13-të të Ligës së 3-të gjermane.

Vëllai i vogël i Mario Gotze-s përfundoi përsëri në spital dy muaj pas dëmtimit të tmerrshëm, pasi humbi ndjenjat pas përplasjes me sulmuesin e Duisburgut në minutën e 85-të.

Portieri i Duisburgut, Leo Weinkauf, pa atë që ndodhi dhe reagoi heroikisht duke i nxjerrë menjëherë gjuhën jashtë futbollistit fatkeq dhe e zhvendosi në krah.

Momentin mund ta shikoni në minutën 4:50 të videos së bashkangjitur.

Një ekip mjekësor vrapoi në fushë dhe pasi ia fiksuan qafën në barelë, e nxorrën nga fusha dhe e dërguan me urgjencë në spital për ekzaminime të hollësishme.

Publiku në Gjermani është i shqetësuar për shkak se mesfushori 23-vjeçar pësoi një dëmtim të ngjashëm vetëm dy muaj më parë pas një përplasjeje me shokun e skuadrës në një ndeshje.

Pas përplasjes Felix u vendos në terapi intensive, por fatmirësisht arriti të rikuperohej dhe pas një muaji e gjysmë pushim nisi sërish të luaj futboll.

Kujtojmë ndeshja mes Duisburgu dhe Kaiserslautern u mbyll në barazim 1-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco