U ndëshkua me karton të kuq në Roma - Napoli, Mourinho poston videon epike: Kur nuk ke biletë dhe dëshiron të shohësh ndeshjen

U ndëshkua me karton të kuq në Roma - Napoli, Mourinho poston videon epike: Kur nuk ke biletë dhe dëshiron të shohësh ndeshjen

14:33, 26/10/2021

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet trajneri i Romës, Jose Mourinho, duke u përpjekur të udhëzojë lojtarët e tij në fund të ndeshjes kundër Napolit, pasi mori karton të kuq dhe iu desh të largohej nga pankina.

Mourinho mori karton të verdhë në minutën e 10-të për kundërshtime dhe sjellje josportive dhe në minutën e 82-të arbitri kryesor Davide Massa i dha kartonin e dytë të verdhë, duke e larguar nga pankina.

Duke qenë se rezultati ishte 0-0 dhe kishin mbetur rreth 10 minuta deri në fund të ndeshjes, Mourinho nuk kishte qetësi dhe qëndroi në stadium, teksa përdori pjesën e jashte të fushës për të ndihmuar lojtarët e tij me udhëzime.

“Kur nuk ke një biletë dhe dëshiron dëshpërimisht të shikosh një ndeshje të madhe futbolli”, shkroi Mourinho në Instagram krahas videos.

Duhet thënë se arbitri Davide Massa në minutën e 96-të përjashtoi edhe trajnerin e miqve Luciano Spalletti, teksa rezultati përfundimtar ishte 0-0.

Ishte barazimi i parë i Napolit këtë sezon, pasi arritën fitore në tetë ndeshjet e para.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco