Prej 4 muajsh jashtë fushave, zbulohet data e rikthimit të Spinazzola-s

Prej 4 muajsh jashtë fushave, zbulohet data e rikthimit të Spinazzola-s

13:43, 26/10/2021

I dëmtuar në tendinën e Akilit në çerekfinalen e Europianit mes Italisë dhe Belgjikës (2-1), Leonardo Spinazzola ishte një mungesë e madhe për trajnerin e azurrëv, Roberto Mancini në gjysmëfinale dhe finale. Pavarësisht fitimit të kompeticionit, mungesa e tij në krahun  e majtë të mbrojtjes ndihej në kampin italian.

Gjithashtu edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho u ankua për mungesën e tij.  Prej kohësh Spinazzola bënte të ditur se do të kthehej në nëntor, dhe sipas informacioneve të fundit lojtari e ka marrë veten mirë, katër muaj pas operacionit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Spina do të rifillojë stërvitjen në mes të nëntorit. Madje synimi do të është që ai të jetë të paktën në stol në ndeshjen e Ligës së Konferencës kundër Zorya Luhansk më 25 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco