Triumfuan në derbi ndaj Partizanit, zbulohet premio e dhënë për lojtarët e Tiranës

Triumfuan në derbi ndaj Partizanit, zbulohet premio e dhënë për lojtarët e Tiranës

12:54, 26/10/2021

Mbrëmjen e djeshme Tirana fitoi derbin e kryeqytetit me rezultatin minimal 1-0 ndaj Partizanit, ku gjithçka vendosi goli me penallti i Vesel Limajt në minutat shtesë të pjesës së parë.

Mësohet se presidenti Refik Halili ka shpërblyer ekipin pas fitores së rëndësishme ndaj Partizanit me 30 milionë lekë.

Zakonisht, presidenti i bardhebluve ka ofruar shpërblime për derbin dhe ndeshje të tjera. Vetëm në sezonin e titullit, çdo lojtar titullar mori 14 milionë lekë premio të dhëna nga Tirana.

Jo vetëm kaq, numri 1 i Tiranës vjet ofroi në tavolinë 200 mijë euro nëse skuadra fitonte titullin dhe 100 mijë euro nëse kualifikohej në Europë.

Aktualisht Tirana pas fitores kundër Partizanit mban vendin e parë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 14 pikëve, 3 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Teuta dhe Kukësi. Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco