Thumbime dhe homazh, atmosferë elektrizuese në derbin Tirana - Partizani

Thumbime dhe homazh, atmosferë elektrizuese në derbin Tirana - Partizani

11:57, 26/10/2021

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit nuk njihet vetëm për rivalitetin në fushën lojës, por edhe për atë në shkallët e stadiumit, ku dy tifozeritë e skuadrave respektive thumbojnë njëra - tjetrën me banderolat bëra gati posaçërisht për këtë takim.

Një gjë e tillë u pa edhe në derbin e ditës së djeshme, Ultrasit e Tiranës u tregonin fansave të kuq se “Tirona është qyteti im”, ndërsa nga kampi i “Guerilsave” kërkonin “masakër”. Ndoshta të kuqtë ishin në aktivë në luftën e banderolave, por bardheblutë fituan atë luftë që u dha tri pikë shumë të rëndësishme në garën e kampionatit.

Pati vend, në tribunën e tifozërisë së kuq edhe për t’i bërë homazh një punëtori të thjeshtë (Bajram Ferra) që për tri dekada punoi me pasion në klubin e Partizanit e që pak ditë më parë u nda nga jeta. Ky homazh u përshëndet edhe nga tifozët e kampit bardheblu, të cilët në respekt të të ndjerit që i kushtoi jetën klubit të Partizanit duartrokitën veprimin e tifozëve të kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco