Futbolli skocez në zi/ Vdes trajneri legjendar i Glasgow Rangers dhe Evertonit

Futbolli skocez në zi/ Vdes trajneri legjendar i Glasgow Rangers dhe Evertonit

11:56, 26/10/2021

Walter Smith, i cili drejtoi ekipin kombëtar të Skocisë, Rangers dhe Everton, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Smith udhëhoqi Rangers në 10 tituj të ligës së lartë, pesë Kupa Skoceze dhe gjashtë Kupa të Ligës, si dhe në finalen e Kupës UEFA në 2008.

Vdekja e tij vjen në të njëjtin vit që Rangers fitoi titullin e tyre të parë të Premierligës Skoceze që nga sezoni i fundit i Smithit në krye të tyre në 2011.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të ish-menaxherit, kryetarit dhe legjendës së klubit, Walter Smith’ shkruhet në postimin e klubit.

Ndërsa Federata e futbollit skocez shkruan në një deklaratë:

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të kombëtares skoceze dhe një prej menaxherëve më të suksesshëm në historinë e futbollit skocez, Walter Smith. Mendimet e të gjithëve në FA skoceze janë me miqtë dhe familjen e tij në këtë kohë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco