Gnabry: Dembele është më i mirë se Mbappe

Gnabry: Dembele është më i mirë se Mbappe

11:32, 26/10/2021

Ousmane Dembélé mund të rikthehet në fushën e blertë në duelin që Barça ka të mërkurën në Vallecas kundër Rayos , dhe të shumtë janë ata që e presin rikthimin e tij me shpresën se ai do t'i sigurojë Barcelonës ekstra që u mungojnë njerëzve të Koeman në disa ndeshje. Talenti i tij është pa dyshim dhe ka disa, si Serge Gnabry , të cilët e konsiderojnë atë të madh. “ Dembélé është më i mirë se Mbappé”, tha anësori i Bayern Munichut gjatë xhirimeve të dokumentarit “FC Bayern-Behind the Legend”, i cili do të publikohet më 2 nëntor në Amazon Prime.

Gnabry e tha këtë frazë gjatë një bisede me shokët e tij të skuadrës Joshua Kimmich dhe Thomas Müller , dhe ky i fundit u përgjigj: "Çfarë do të thuash me më mirë? Nëse do të mund të dribloja si Dembélé do të ishte gjithashtu më mirë."

Mbetet për t'u saktësuar, megjithatë, nëse pohimi i Gnabry-t i referohet vetëm cilësive në lidhje me driblimin apo si futbollist në përgjithësi, por nuk ka dyshim se dëmtimet kanë penguar

evolucionin e Dembélé.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco