Daja flet pas humbjes në derbi: Bëmë një ndeshje të mirë, nuk i falet një mbrojtësi me eksperiencë të...

Daja flet pas humbjes në derbi: Bëmë një ndeshje të mirë, nuk i falet një mbrojtësi me eksperiencë të...

11:28, 26/10/2021

Daja është shfaqur mjaft i mërzitur pas humbjes në derbin ndaj Tiranës.

Tekniku i “demave të kuq” ka analizuar ndeshjen, ku thekson se gabimi i Belicës është i pafalshëm, pasi vjen nga një mbrojtës me eksperiencë.

“Kemi humbur një derbi që u vendos nga një episod, pasi më vjen keq që një mbrojtës me eksperiencë si Belica shkakton faull në një situatë ku nuk ka asnjë rrezikshmëri. Nuk dua të justifikohem për mungesat që kishim, por më vjen keq për episodin. Besoj që për shumicën e kohës e kemi mbajtur kundërshtarin te gjysmëfusha e tij. Nëse do të kishim luajtur keq, do të flisnim ndryshe, por unë them se bëmë shumë mirë, ndonëse kishim shumë lojtarë të rinj dhe disa luanin për herë të parë një derbi. Besoj që do të dalim shumë shpejt nga kjo gjendje, pasi në fund të fundit, asnjë nga ekipet nuk na ka dominuar në fushë”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco