‘I ktheu në ujqër pa dhëmbë’, Wolfsburgu shkarkon trajnerin holandez

‘I ktheu në ujqër pa dhëmbë’, Wolfsburgu shkarkon trajnerin holandez

15:36, 25/10/2021

 

Volfsburgu ka shkarkuar dje trajnerin Mark van Bomel. Pas katër humbjeve radhazi në kampionat, holandezi nuk do të jetë më pjesë e “Ujqërve”

Të shtunën, skuadra e Volfsburgut nuk arriti të fitonte në shtëpi ndaj Fraiburgut duke u mundur me rezultatin 2-0. Kjo solli një pakënaqësi te tifozët të cilët shpërthyen ndaj ish-lojtarit të Bajernit.

Klubi mori dje vendimin për ta larguar pas 9 javësh Van Bomelin, teksa si pasues të tij Volfsburgu emëroi në krye të pankinës asistentin e holandezit, 57-vjeçarin gjerman Majkëll Frontcek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco