Lajmi i fundit

LIVE SYRI TV/ Adi Krasta në 'A Show'

Festë te Kukësi pas fitores me Vllazninë, trajneri Longo analizon triumfin

Festë te Kukësi pas fitores me Vllazninë, trajneri Longo analizon triumfin

16:14, 24/10/2021

Pas fitores ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Arena Egnatia”, trajneri i Kukësit, Diego Longo, ka analizuar triumfin e skuadrës së tij pasditen e sotme.

“E dinim para që Vllaznia është një ekip i mirë që mund të fitojë kampionatin. E dinim që për të fituar duhen raste golash, ne i bëmë dhe i shënuam. I gjithë ekipi ynë merr pjesë në fazën sulmuese. Lojtar si Taipi merr pjesë shumë sidomos në metrat e fundit.

Kjo fitore është padyshim për sakrificën që ato kanë bërë në gjithë stërvitjet e zhvilluara. Kemi pasur balanca edhe në ndeshjet e tjera.

Tani duhet të shënojmë më shumë, i kemi mundësitë tre, katër apo pesë gola kur i kemi, mundësitë duhet të realizojmë. E kishim përgatitur ndeshjen kështu, Basha është fantastik, por unë doja të provoja diçka ndryshe. Mënyra sesi luajmë nuk varet nga qendra e mbrojtjes”, tha tekniku i kuksianëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco