Luajti si titullar në Europa League, nota e Ernest Muçit në sfidën Napoli-Legia

Luajti si titullar në Europa League, nota e Ernest Muçit në sfidën Napoli-Legia

09:22, 22/10/2021

Pas dy fitoresh, Legia e Varshavës pësoi humbjen e parë në grupet e Europa Leagues dhe e bëri këtë në stadiumin “Maradona” përballë Napolit, ku rezistoi 72 minuta, por më pas nxori tre herë topin nga rrjeta.

Titullar në këtë takim ishte edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, i cili qëndroi në fushë për 72 minuta dhe në fund ishte nga më të vlerësuarit te të tijtë.

“Nota 6 për Muçin, që lëviz mirë mes mbrojtjes napolitane, duke shfrytëzuar teknikën e fizikun, megjithatë lihet vetëm nga pjesa tjetër e skuadrës, që qëndron e tërhequr dhe nuk mund të bëjë më shumë se kaq”, thuhet në vlerësimin për Muçin.

Më mirë se sulmuesi kuqezi është vlerësuar vetëm portieri i Legias, i cili u bë disa herë shpëtimtar me pritjet e tij.

Sa u përket shqiptarëve të tjerë, Lirim Kastrati zbriti në fushë në minutën e 75-të, ndërsa Jurgen Çelhaka pa ndeshjen nga stoli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco