Ansu Fati si Pedri - Talenti rinovon me Barçën, klauzola e prishjes së kontratës 1 miliardë euro

Ansu Fati si Pedri - Talenti rinovon me Barçën, klauzola e prishjes së kontratës 1 miliardë euro

22:28, 20/10/2021

Lajmi ishte bërë i ditur prej disa kohësh nga mediat spanjolle dhe tashmë është zyrtarizuar. Pasi i zgjati kontratën, Pedrit deri në vitin 2026 javën e kaluar, Barcelona sapo ka njoftuar vazhdimin e kontratës së një tjetër talenti. Bëhet fjalë për Ansu Fati. Sulmuesi spanjoll ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me bluagranët deri në vitin 2027.

Një çështje që u zgjidh shumë lehtë, pasi produkti i “La Masia” ka treguar gjithmonë se dëshiron të vazhdojë  karrierën në “Camp Nou”. Një dëshirë e respektuar nga agjenti Jorge Mendes, i cili për këtë arsye gjeti marrëveshjen me presidentin Joan Laporta pavarësisht propozimeve nga klubet e mëdha angleze. Barcelona, ​​në një situatë të vështirë sot, të paktën mund të shikojë të ardhmen me optimizëm. Klauzola e largimit është një miliard euro!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco