Neymar humb ndeshjen me Leipzig, në dyshim për klasiken e Francës

Neymar humb ndeshjen me Leipzig, në dyshim për klasiken e Francës

19:45, 19/10/2021

Neymar nuk do të jetë në fushë për PSG-në në ndeshjen e sotme kundër Leipzig në Ligën e Kampioneve, për shkak të një dëmtimi muskulor.

Në një prononcim për “Canal +”, trajneri i parisienëve, Mauricio Pochettino konfirmoi se ylli brazilian do të jetë jashtë fushave edhe për disa ditë.

“Ai ka një problem të vogël. Do të qëndroj edhe për disa ditë jashtë fushave. Shpresoj të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë për klasiken e të dielës kundër Marsejës, kështu që...”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco