Tifozët hungarezë sërish protagonistë: një i arrestuar nga përplasja me policinë në Wembley

Tifozët hungarezë sërish protagonistë: një i arrestuar nga përplasja me policinë në Wembley

11:48, 13/10/2021

Tifozët e kombëtares hungareze të futbollit shkaktuan trazira mbrëmjen e djeshme në ndeshjen kundër Anglisë në Wembley.

Sjellja e hungarezëve vazhdon të jetë një problem i madh për UEFA dhe FIFA vitet e fundit. Mbështetësit e kësaj kombëtareje janë nën pezullim, kështu që stadiumi në Budapest mbetet bosh deri në një njoftim tjetër, por ky nuk është problem në transfertë.

Rreth 1 mijë hungarez kishin udhëtuar për në Angli në mbështetje të kombëtares së tyre.

Mirëpo, edhe këtë herë ata shkaktuan trazira.

 

 

Mbrëmë, në Wembley, u shfaqën tensionet e para ndërsa lojtarët anglezë u gjunjëzuan në fillimin e ndeshjes.Më pas provokuan një reagim të policisë për shkak të britmave të ndryshme.

Pasi reagoi policia, hungarezët u përgjigjën dhe pati një konflikt.

"Forcat e policisë iu afruan tribunës për të arrestuar tifozin mik për shkelje raciste dhe për fjalët që i tha rojeve. Ndërsa policia u përpoq ta ndante nga turma, lindi një konflikt," tha policia e Londrës në një deklaratë.

Image

Disa media angleze deklarojnë se rojet ishin objekt sulmi nga hungarezët dhe se gjithsej 20 prej tyre kaluan nëpër ferr të vërtetë pasi u sulmuan nga tifozeria mike. Mes të plagosurve është edhe një tifoz i ekipit mik, fytyra e të cilit ishte plotësisht e përgjakur. Nga ana tjetër, në mesin e punonjësve të policisë, kishte të lënduar. Një anëtar u rrëzua, por gjithashtu u shpëtua nga reagimi i shpejt kolegëve të tij dhe u transferua në vend të sigurt.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco