Kampioni i peshave të rënda në boks 'kërcënon' Ronaldon

Kampioni i peshave të rënda në boks 'kërcënon' Ronaldon

11:11, 13/10/2021

Tyson Fury i cili njihet me nofkën ‘King Gypsy’ u shpall kampion bote në boks për pesha të rënda duke mundur rivalin e tij amerikan Deontay Wilder, të dielën e kaluar.

Fury i cili është i njohur për dashurinë e tij për Manchester United pas fitores në një intervistë për 'The Sun' foli dhe për yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili është kthyer në këtë klub pas 12 vitesh dhe siç po shihet e ka filluar mbarë sezonin.

Me nota humori ai  u shpreh për median britanike se nëse do të jetonte në Manchester do të ishte një problem për CR7.

‘’Jam shumë i lumtur që Ronaldo është kthyer në Old Trafford, por ky qytet nuk mund të mbajë dy mbretër. Nëse do të jetoja në Manchester do të ishte një problem i madh për Ronaldon. Për fat të mirë jetoj në Morecambe, një orë larg. Ka shumë distancë mes nesh ” është shprehur Fury.

Ndërsa për kundërshtarët e tij në ring, Fury u shpreh:

''Sinqerisht më vjen keq për ata që duhet të ndeshen me mua. Jam më i miri i moshës sime. Unë mendoj se mund të mposht çdo boksier’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco