'Katar 2022'/ Kualifikohet Danimarka, Anglia 'frenohet' në Wembley, Portugalia shkëlqen falë Ronaldo-s

'Katar 2022'/ Kualifikohet Danimarka, Anglia 'frenohet' në Wembley, Portugalia shkëlqen falë Ronaldo-s

09:09, 13/10/2021

Danimarka ka siguruar biletën për në Katar dhe bëhet vendi i dytë kualifikues, pas Gjermanisë që arrin një sukses të tillë. Pa shumë bujë, danezët fituan kundër Austrisë falë golit të Maehle (1-0, 53), duke arritur suksesin e tetë radhazi në këto kualifikuese.

Në ndeshjet e tjera të këtij grupi Izraeli mposhti 2-1 Moldavinë me golat e Eran Zahavit dhe Munas Dabbur, ndërkohë që Skocia blindoi vendin e dytë me suksesin minimal 0-1 me një gol të Dykes 5 minuta para fundit në transfertën ndaj Ishujve Faroe. Në grupin I ku bën pjesë edhe Shqipëria, surprizoi Hungaria që ndali Anglinë brenda në Ëembley në barazim 1-1, barazim që gjithsesi i afron anglezët me kualifikimin në Katar 2022.    

Në ndeshjen mes dy më të dobëtave të grupit, triumfoi sërish Andorra që fitoi 0-3 në transfertën ndaj San Marinos. Në grupin C, do të jetë një finale sfida e muajit të ardhshëm mes Italisë dhe Zvicrës pasi helvetët bënë detyrën edhe në transfertën ndaj Lituanisë duke triumfuar 0-4 dhe duke barazuar të kaltrit në kuotën e 14 pikëve me skuadrën e Mancinit që kryeson në sajë të goleavarazhit më të mirë.

Në sfidën tjetër të këtij grupi Bullgaria përmbysi Irlandën e Veriut falë dygolëshit të Nedelev duke fituar 2-1.

Në grupin A bënë detyrën Portugalia dhe Serbia me ballkanasit që vazhdojnë të kryesojnë me 17 pikë por kanë luajtur një ndeshje se luzitanët. Serbët mposhtën 3-1 Azerbajxhanin e Giani De Biasit falë dy golave të Dusan Vlahovic dhe rrjetës së Dusan Tadic. Dhuroi spektakël Portugalia që kaloi me shifrat e thella 5-0 Luksemburgun me Cristiano Ronaldon që shënoi një tregolësh dy prej tyre me penallti duke rritur numrin e finalizimeve në 115 gola me kombëtaren portugeze, dy golat e tjerë u realizuan nga Bruno Fernandes dhe Pahilinha.

Në grupin B ku bën pjesë edhe Kosova mori kreun me 15 pikë Suedia që mposhti në shtëpi 2-0 Greqinë me golat e Forsberg me penallti dhe Isak. Në grupin D ruajti vendin e dytë Ukraina falë barazimit 1-1 ndaj Bosnje Hercegovinën i 6-ti në 7 takime për verdheblutë, me Ahmethodzic që barazoi golin e Yarmolenkos duke u dhënë një pikë me vlerë ballkanasve që mbeten në garë për play-offin, ndërkohë që Finlanda triumfoi 0-2 në Kazakistan falë dygolëshit të Pukkit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco