Kosova në krizë, pëson humbjen e tretë radhazi

Kosova në krizë, pëson humbjen e tretë radhazi

22:52, 12/10/2021

Kosova ka pësuar humbjen e tretë radhazi duke u mundur 1-2 nga Gjeorgjia në stadiumin ”Fadil Vokrri”.

Ishte një ndeshje e vakët jo me shumë ritëm ku më shumë loja ishte e fokusuar në mesfushë.

Gjeorgjia kaloi në avantazh që në minutën e 11-të me Okriashvilin, ndërsa Muriqi barazoi shifrat me 11-metërsh në përfundim të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, dardanët kërkuan dëshpërimisht golin, por e gjetën sërish miqtë 8 minuta nga fundi me Davitashvilin.

Kjo është humbja e tretë radhazi për Kosovën, e cila si duket e ka humbur qetësinë dhe spektaklin e fillimit, duke hyrë në një krizë rezultatesh

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco