Shkëlqim Muça: Në letër Polonia është favorite, por në fushë...

Shkëlqim Muça: Në letër Polonia është favorite, por në fushë...

20:08, 12/10/2021

Trajneri i njohur shqiptar, Shkëlqim Muça, i ftuar në studiot e RTSH-së, u shpreh se dhe pse me mungesa të shumta Kombëtarja, mbetet për tu parë loja pasi ka raste kur vjen një forcë e pallogaritshme nga askush.

“Në letër Polonia është favorite, por në fushë fiton gjithmonë ajo skuadër që është më e karikuar. E kemi treguar në Hungari, si dhe në pjesën e parë në Poloni. Dhe në vitin 84′-85′ jemi ndeshur me një Poloni shumë të madhe, dhe kemi treguar karakter.

Do të doja të ishim të plotë sot, por ka forca që as trajneri nuk i di, dhe as njerëzit nuk mund t’i parashikojnë kështu që mbetet të shikojmë lojën”, u shpreh Muça.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco