Duke filluar nga ora 20:45, Kosova do të zbresë në fushë për tu përballur me Gjeorgjinë në sfidën eliminatore për kualifikueset e Botërorit.
Një ndeshje pa objektiva për dardanët të cilët e kanë humbur shansin për ëndrrën e madhe, megjithatë kërkojnë të dalin sa më kryelartë nga ky kompeticion.
Dardanët në daljet e tyre janë shprehur se në këtë sfidë do të ketë përqendrim maksimal dhe nuk ka justifikim tjetër përveç fitores.
Në sfidën e parë, Kosova fitoi me rezultat minimal në Gjeorgji ku heroi ishte sulmuesi Vedat Muriqi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: