Mbrojtja pika e fortë e Shqipërisë, kuqezinjtë të tretët në Europë për ndeshje pa gol

Mbrojtja pika e fortë e Shqipërisë, kuqezinjtë të tretët në Europë për ndeshje pa gol

09:42, 12/10/2021

Mbrojtja ka qenë pika e fortë e Kombëtares shqiptare në vitet e fundit.

Kjo gjë vihet re edhe në këto kualifikuese, pasi në 7 sfida të zhvilluara kanë mbajtur portën të paprekur në 5 prej tyre, duke qenë në “Top 3” e të gjitha skuadrave Europiane.

Kuqezinjtë kanë pësuar vetëm kundër Anglisë dhe Polonisë. Në duelet e tjera, Berisha dhe Strakosha nuk e kanë nxjerrë topin nga porta e tyre falë punës së skuadrës dhe prezencës së lojtarëve si Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli.

Danimarka është skuadra që nuk ka pësuar asnjë gol në 7 ndeshje, ndërsa Kroacia e ka mbajtur portën pa gol 6 herë. Pastaj është grupi i skuadrave me 5 ndeshje pa pësuar ku bën pjesë edhe Kombëtarja shqiptare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco