Reja: Brojën e fus për t'i dhënë goditjen e fundit kundërshtarit

Reja: Brojën e fus për t'i dhënë goditjen e fundit kundërshtarit

14:10, 11/10/2021

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Edy Reja ka folur para ndeshjes vendimtare me Poloninë.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me aktivizimin Armando Brojës, Reja deklaroi se atë e ruan për në fund, me qëllim që ti japë kundërshtarit goditjen në momentet e fundit.

‘Ideja jonë është që të kemi një skuadër e cila punon kompakt si aspektin mbrojtës por edhe nga faza sulmuese.

Ne kemi bërë ndeshje dhe kemi bërë presing duke u paraqitur mirë dhe kemi marrë rezultate.

Sa i përket Polonisë, kjo është një skuadër mjaft e fortë pasi ka lojtarë të rëndësishëm që luajnë me ekipe të mira te Europës.

Për ndeshjen e nesërme duhet që të mos bëjmë asnjë gabim të jemi sa më të përqendruar të kemi personalitet sepse Leëandoëski nuk fal.

Kur u hodh shorti unë mendova se grupi është shumë i vështirë, por ne jemi rritur shumë duke pasur te qarta objektivat.

Jemi këtu gati për të konkurruar me kundërshtarët, madje i bëj komplimente edhe ekipit tim i cili ka pasur rezultate deri tani.

Si fillim duke qenë se ky ishte një grup i vështirë mendoja se nuk do shkonim larg, por djemtë tanë treguar te kundërtën.

Megjithatë, në ndeshje të tilla edhe fati luan rol kryesor pasi në ndeshjen më Poloninë na pezulloi një 11-metërsh, por sot ne jemi të përgatitur për të bërë sa më pak gabime.

Për mua është ë rëndësishme që lojtarët të mbajnë kontrollin e lojës pasi ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë.

Të mos ndihemi në presion dhe të marrim sa më shumë iniciativa.

Akoma nuk e kam vendosur nëse Broja do të luajë që në fillim.

Në ndeshjet në Kazakistan e kemi parë si titullar, por në ndeshjen me Anglinë rendimenti i tij nuk ka qenë njësoj.

Në ndeshjen me Hungarinë e kam futur gjatë ndeshjes sepse ai është shumë fizik dhe doja t’i jepja goditjen e fundit kundërshtarit.

Ai është i fortë fizikisht dhe bën gola që është pjesa më e rëndësishme.

Nëse do ta dija se kur ai bën më mira do ta fusja në  minutat e fundit dhe gjithçka do të përfundonte si duhej', tha Reja me shaka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco