Kërkon hakmarrjen, Joshua aktivizon zyrtarisht klauzolën e revanshit me Usyk

Kërkon hakmarrjen, Joshua aktivizon zyrtarisht klauzolën e revanshit me Usyk

10:24, 11/10/2021

Ashtu sikurse edhe pritej, boksieri britanik Anthony Joshua ka aktivizuar zyrtarisht klauzolën për të zhvilluar revanshin me ukrainasin Oleksandr Usyk, pas humbjes që pësoi 3 javë më parë, në sfidën e zhvilluar në Londër. Humbje që i kushtroi rëndë Joshua, pasi humbi titujt kampionë bote në peshën e rëndë (IBF, WBA, WBO).

Eddie Hearn, menaxheri i Joshua e promotori i njohur i boksit, konfirmoi këtë fakt: “Joshua ka nisur zyrtarisht stërvitjen për revanshin me Usyk. Ne kemi aplikuar klauzolën për revanshin ditën e diel dhe shpresojnë që në pranverë të zhvillojmë këtë duel të dytë. Ne synojmë që Joshua të bëhet kampion bote për të tretën herë”.

Ky lajm hedh poshtë zërat se Joshua mund të përballet me Tyson Fury, në një derbi britanik vitin tjetër. Të paktën kjo sfidë nuk do të zhvillohet në 6 muaj e parë të 2022-shit. Fury mbrojti titullin kampion bote në peshën e rëndë (WBC), pas fitores me KO ndaj amerikanit Deontay Wilder dy ditë më parë, në Las Vegas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco