VIDEO/ Ndërhyrje horror, futbollisti godet kundërshtarin me takë në fytyrë

VIDEO/ Ndërhyrje horror, futbollisti godet kundërshtarin me takë në fytyrë

15:11, 10/10/2021

Një episod i frikshëm ka ndodhur në fushën e lojës në Serinë B Braziliane, në ndeshjen mes Botafogos dhe Clube de Regatas.

Pas gjysmë ore në lojë, teksa përpiqej të merrte topin e kthyer me kokë nga shoku i tij i skuadrës, Caetano ndalon Rafael Navarro, në mes të fushës, me një goditje me takë ... direkte në fytyrën e mesfushorit.

Pas ndërhyrjes së frikshme, mbrojtësi 22 vjeçar logjikisht ndëshkohet me  karton të kuq dhe e lë skuadrën e tij me 10 lojtarë për gati një orë. Miqtë në fund u mundën 2-0 në këtë ndeshje të javës së 29-të divizionit të dytë brazilian. Nëntë javë  nga fundi i sezonit, Botafogo ngjitet në vendin e dytë me 51 pikë dhe kthehet në tre pikë pas liderit Coritiba.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco