Mbappe tregon të vërtetën: PSG më bëri të dukem si një hajdut!

Mbappe tregon të vërtetën: PSG më bëri të dukem si një hajdut!

12:50, 04/10/2021

Kylian Mbappe qartazi e ka ndarë mendjen për të ardhmen.

Sulmuesi do të lërë PSG dhe në një intervistë të dhënë për RMC Sport thekson se klubi nuk ka bërë një “lojë” të ndershme me të, pasi e kanë nxjerrë si të ishte hajdut.

“Kam kërkuar të largohem që në korrik, pasi që nga momenti që nuk doja të rinovoja kisha dëshirën që klubi të merrte një tarifë për transferimin tim dhe më pas të transferonte një zëvendësues cilësor.

Nuk e kam vlerësuar faktin që PSG thotë që unë kërkova të largohem javën e fundit të gushtit. Kjo është e gabuar. Më bëri të dukem si një hajdut. I kam informuar herët ata, në fund të korrikut.

E pranoj, kërkova të largohem në korrik, por nuk është e vërtetë që kam refuzuar 7 propozime për zgjatjen e kontratës. PSG më ka thënë shumë, kam qenë gjithmonë i lumtur në këto 4 vite dhe ende jam” është shprehur Mbappe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco