Carlo Ancelotti i dërgon një mesazh Kylian Mbapes

Carlo Ancelotti i dërgon një mesazh Kylian Mbapes

08:54, 03/10/2021

“Ai e tha vetë, dëshiron diçka më shumë. Një ditë do të luajë për Realin e Madridit. Nuk e di kur, por ai do të vijë. Është çështje kohe.”

Disa orë pas deklaratës së Karim Benzema në lidhje me ardhjen e mundshme të Kylian Mbappe në Madrid, Carlo Ancelotti foli gjithashtu për të ardhmen e KM7.

I pranishëm në një konferencë shtypi këtë të shtunë në prag të  transfertës kundër Espanyol më Barcelonë, ​​trajneri i Realit u pyet në lidhje me deklaratën e Benzema.

Para gazetarëve, trajneri italian, u shpreh: Është e mrekullueshme. Shpresoj që Mbappe ta shijojë, pasi Real Madrid është klubi më i madh në botë.”

Një përgjigje që duket mjaft e qartë për qëllimet që ka Real Madridit në lidhje me talentin francez. Pas disa ofertave të bëra në merkaton e verës, Merengues mund ta bëjnë të tyrin, futbollistin 22 vjeçar pas disa muajsh. I lirë nga çdo kontratë në fund të sezonit, Mbappe ka dy zgjedhje: të vazhdojë aventurën në klubin francez ose të "përfitojë" nga kjo mundësi, për të kaluar në Madrid... Numërimi mbrapsht ka nisur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco