Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Heroi i Sherifit e ka parë golin e fitores kundër Real Madridit më shumë se 100 herë

Heroi i Sherifit e ka parë golin e fitores kundër Real Madridit më shumë se 100 herë

09:00, 02/10/2021

Sebastien Thill, një nga arkitektët e triumfit te bujshëm të Sheriff Tiraspol kundër Real Madridit në stadiumin Santiago Bernabeu (2: 1), ka zbuluar së fundmi se e ka parë deri më tani golin e shënuar ndaj “Los Blancos” më shumë se 100 herë.

Me një goditje të fuqishme në kufinjtë e zonës, 27-vjeçari ndëshkoi Mbretërit në minutën e 90-të, duke u gjendur më pas në qendër të vëmendjes së mediave sportive botërore.

"Shumë nga miqtë e mi e kanë postuar videon në internet, kështu që e kam të lehtë ta shoh sa herë që jam në rrjetet sociale. Deri më tani e kam parë më shumë se 100 herë. Luksemburgu (vendlindja) është vend i vogël, ndoshta të gjithë tashmë e dinë se kush jam, "tha futbollisti Sherif, duke shtuar:

"Ishte një gol i mahnitshëm. Goli më i bukur dhe më i rëndësishëm i karrierës sime. Kur ishim fëmijë, të gjithë ëndërronim të luanim kundër klubit më të madh në Evropë. Kur ndodh, e të vështirë ta kuptosh. Në fillim nuk e kuptova që shënova golin e fitores në Bernabeu. E kuptova vetëm kur loja mbaroi, "zbuloi Thill.

Thill ishte futbollist amator deri një vit më parë. Luksemburgasi luajti në radhët e Progres Niederkorn dhe atje ëndërroi për një karrierë të madhe në futboll. Thill më pas shkoi nga Progress në Tambov, Rusi, por ekipi u përball me probleme të mëdha financiare dhe atij i duhej të largohej, pasi klubi nuk arrinte të paguante kartonin e tij. Pas vetëm katër muajsh ai u largua nga klubi rus dhe Sherifi moldav e mori në huazim, duke i nxjerr të gjitha palët të kënaqura.

Ndryshe nga sa jemi mësuar me lojtarët nga Luksemburgu (shumica  që luajnë futboll punojnë si bankier ekonomist etj) është interesante se Thill vjen plotësisht nga një familje futbollistësh. Babai i tij Serge luajti për disa skuadra të Luksemburgut dhe Belgjikës, ndërsa dy vëllezërit e tij Vincent dhe Olivier luanin për Vorsklan e Ukraines.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco