Solskjaer: Ronaldo ka ndikim të madh, duhet ta menaxhojmë atë

Solskjaer: Ronaldo ka ndikim të madh, duhet ta menaxhojmë atë

18:31, 01/10/2021

Goli i Ronaldos në minutat shtesë ndaj Villarelit ishte goli i tij i pestë që kur u kthye në ‘Old Trafford’ në merkaton verore, dhe Solskjaer ka vazhduar me lëvdata të mëdha për portugezin, duke e vlerësuar ndikimin e tij që ka në klub brenda dhe jashtë fushës.

“Ai ka pasur një ndikim të madh brenda dhe jashtë fushës,” tha Solskjaer.

“Sigurisht që ka gola – pesë gola në pesë ndeshje tregojnë gjithçka.

“Në moshën e tij, ai është ende i aftë. Sigurisht, ne duhet ta menaxhojmë atë, duhet të sigurohemi që ai mund të vazhdojë me formën e tij. Ai është një shembull shumë i mirë për të gjithë në mënyrën se si përgatitet, si sillet.

“Ka qenë një ndikim shumë, shumë i mirë deri më tani dhe ka vetëm një muaj që është aktivizuar”, ka përfunduar norvegjezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco