Liga e Konferencës/ Totenhem lumë golash, Bazel triumfon ndaj...

Liga e Konferencës/ Totenhem lumë golash, Bazel triumfon ndaj...

23:04, 30/09/2021

Ndeshjet e darkës në Ligën e Konferencës kanë parë një lumë golash, pasi janë shënuar 32 të tillë në vetëm 8 ndeshje.

Kontribuuesi më i madh ka qenë Totenhemi që ka fituar me shifrat 5-1 përballë modestëve të Mura, me Herri Kejn i cili realizoi një tregolësh në këtë duel.

Ndërkohë, fitore e thjeshtë ishte edhe për Bazelin, që triumfoi 4-2 ndaj Kairat Almati. Suksese të rëndësishme ishin edhe ato të Fejenord, Union Berlin apo Ren, të cilët kanë hedhur kandidaturën për të vazhduar më tej në turne.

GRUPI E

Union Berlin-Makabi Haifa 3-0

Voglsamer 34′ , behrens 48′, Auoni 76′

Fejenord-Slavia e Pragës  2-1

Kokçu 17′ , Linsen 24′  / Holes 63′

GRUPI F

Kopenhagë-Linkoln 3-1

Diks 4′, Uind (p) 45′, Stage 52′ / Rosa 33′

PAOK-Slovan Bratislava  1-1

Akpom 10’/ Grin 15′

GRUPI G

Totenhem-Mura 5-1

Alli 3′, Lo Celso 8′, Kejn 68′, 77′, 88′ / Kous 53′

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco