Goditi sulmuesin, burg për tifozin

Goditi sulmuesin, burg për tifozin

22:56, 30/09/2021

Zbritja e tifozëve në fushë për t’u përleshur me sulmuesin e Marseille, Dimitri Payet ishte një skenë aspak normale për një ndeshje futbolli, e cila për më tepër u ndërpre para kohe në kushtet e frikës për atë që mund t’u ndodhte futbollistëve në fushën e lojës.

Autoritetet vepruan shpejt duke vënë para drejtësisë tifozët agresorë, ndërsa personi që goditi me shqelma sulmuesin Payet, është dënuar me një vit burg nga një gjykatë në qytetin e Nice dhe do të vuajë dënimin duke nisur nga fillimi i javës së ardhshme.

Gjithashtu 28-vjeçari Tony Calzoni nuk do të mund të shkelë në asnjë stadium për 5 vitet e ardhshme dhe për me tepër, sa herë që të luhet ndeshja Nice-Marseille, do të duhet të paraqitet në rajonin më të afërt policor, për të raportuar se nuk është në stadium.

Sfida Nice-Marseille u ndërpre pasi tifozët hodhën fillimisht me sende në drejtim të Payet dhe pasi ky i fundit reagoi, ata zbritën në fushë për t’u përleshur me të dhe futbollistë të tjerë të Marseille.

Ndërkohë organet disiplinore të Ligue 1 kanë pezulluar fushën e Nice për dy ndeshje pa praninë e tifozë, i kanë hequr klubit një pikë në renditjen e përgjithshme dhe kanë vendosur që sfida mes dy skuadrave të riluhet nga minuta e parë më 27 tetor në stadiumin e Troyes.

Mësymja e tifozëve në fushë është një fenomen që u përsërit sërish pak ditë më parë, pasi disa tifozë të Lens vrapuan në pushimin e ndeshjes për t’u përleshur me ata të Lille, duke bërë që pjesa e dytë të niste me rreth 30 minuta vonesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco