Messi kundër Cityt?! Pochetino jep informacion për lojtarin

Messi kundër Cityt?! Pochetino jep informacion për lojtarin

19:26, 27/09/2021

Paris Saint-Germain përballet nesër me Manchester Cityn në “Parc des Princes” në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino në konferencën për media sot tha se Messi do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Ai u lëndua në ndeshjen e Ligue 1 ndaj Lyon dhe mungoi në dy sfidat pasardhëse, ndaj Metzit dhe Montpellier.

Megjithatë, nuk dihet nëse ylli argjentinas do të startojë apo do të jetë në bankën rezervë.

Në tre ndeshjet që luajti Messi, ende nuk ka arritur të shënojë gol apo të dhurojë asist për Paris Saint-Germainin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco