Red Bulli vë në rrezik titullin, Verstappen niset i fundit në garën e Sochit

Red Bulli vë në rrezik titullin, Verstappen niset i fundit në garën e Sochit

16:55, 25/09/2021

 

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, do ta nisë garën e Çmimit të Madh të Rusisë në Formula 1, që zhvillohet ditën e diel në pistën e Sochi, nga vendi i fundit. Drejtuesit eRed Bull kanë vendosur të montojnë në makinën e pilotit një motor të ri, i katërti për këtë sezon.

Rregullorja lejon që një pilot të përdorë 3 motorë gjatë një sezoni, ndaj dhe ka ardhur ky penalitet. Për pasojë, Verstappen do ta nisë garën nga vendi i fundit. Të njëjtin penalitet ka marrë edhe Charles Leclerc me Ferrari, që gjithashtu ka ndërruar motor.

Para kësaj gare, Verstappen ishte penalizuar me 3 pozicione, pasi u konsiderua fajtor për aksidentin me Lewis Hamilton në garën e fundit në Monza. Kjo garë e Rusisë do të jetë e tëra në sulm për Verstappen, që do të kërkojë të grumbullojë sa më shumë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco