‘Ronaldo mund të shënojë më shumë gola se Kane dhe Lukaku’

‘Ronaldo mund të shënojë më shumë gola se Kane dhe Lukaku’

13:49, 25/09/2021

Pauleta, ish-sulmuesi i Portugalisë dhe ish-bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos, foli për kthimin e kampionit luzitan në Manchester: "Kur një djalë 18-vjeçar luan për ekipin kombëtar krah emrave si Deco, Figo, Rui Costa dhe Pauleta, besoj se duhet ketë një talent unik. Ka arritur gjithçka falë punës, sepse në fakt ai është një fenomen.

Në moshën 18, 20 apo 35 vjeçare gjithmonë kërkon të jetë më i miri. Edhe nëse luan nënjë miqësore, gjithmonë dëshiron të shënojë më shumë gola se të gjithë të tjerët. Ka dëshirë të fitojë edhe kur luan letra apo pingpong. Është një fitues i lindur. Cilësia është vullneti i tij. Kjo është arsyeja pse, së bashku me Messin, është mbi të gjithë të tjerët ".

 

A do të jetë golashënuesi më i mirë në Premier League? "Me siguri do të shënojë shumë, ndoshta më shumë se Kane dhe Lukaku. Është një golashënues, ka instinktin e një vrasësi. Në fillim të karrierës së tij, ishte sulmues anësor sepse ishte shumë i shpejtë; sot, në moshën 36 vjeçare, ka humbur pak nga shpejtësia dhe driblim, por aftësia e tij për të shënuar ka mbetur e paprekur. Mund të jetë golashënuesi më i mirë i Premier League. "

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco