Firmosi në Katar, pas kontratës së James Rodriguez 'fshihet' PSG

Firmosi në Katar, pas kontratës së James Rodriguez 'fshihet' PSG

08:48, 25/09/2021

James Rodriguez i habiti të gjithë duke u transferuar në Katar te skuadra Al Rejan.

Kolumbiani u prezantua para qindra tifozëve të cilët e pritën si idhullin e tyre duke mbushur shkallët e stadiumit. Por gazeta spanjolle ‘Marca’ ka zbuluar një të dhënë të fshehtë e cila ndodhet në kontratën e James Rodriguez me klubin nga Katari.

Sipas kontratës, Rodriguez do të jetë në mbikëqyrje të plotë nga PSG-ja dhe në rast se gjigantët francezë do ta vlerësonin maksimalisht performacën e kolumbianit, do ta transferojnë në Paris falas.

Një klauzolë e çuditshme për botën e futbollit, por jo për sheikët nga Katari. Dihet që pronari i PSG-së, Sheik Al-Thani është Emiri i Katarit duke bërë që të ketë marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubeve vendase, madje dhe të bëjë merkato pa para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco