Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

La Liga refuzon apelin e Barcelonës për dy lojtarë dhe pezullon Ronald Koeman

La Liga refuzon apelin e Barcelonës për dy lojtarë dhe pezullon Ronald Koeman

20:20, 24/09/2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është pezulluar me dy ndeshje nga La Liga pas kartonit të kuq të marrë dje në ndeshjen kundër Cadiz.

Barcelona sot apeloi disa vendime të marra nga gjyqtari Carlos del Cerro Grande në ndeshjen kundër Cadiz.

Klubi katalanas u ankua për kartonin e kuq të Frenkie De Jong dhe kartonin e verdhë të Sergio Busquets.

Sidoqoftë, një përgjigje negative mbërriti nga La Liga për Barcelonën. De Jong është pezulluar për një ndeshje, ndërsa kartoni i verdhë i Busquets nuk do të hiqet.

Por ky nuk është fundi i telasheve për Barçën. Kështu, trajneri Ronald Koeman u pezullua për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Cadiz.

Eksperti holandez protestoi ashpër për vendimet e gjyqtarit në fund të ndeshjes, teksa ky i fundit i tregoi kartonin e kuq.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco