VIDEO/ ‘Lojtar pa tru’, Mario Balotelli hakmerret ndaj trajnerit të Besiktas

VIDEO/ ‘Lojtar pa tru’, Mario Balotelli hakmerret ndaj trajnerit të Besiktas

17:46, 22/09/2021

Pse gjithmonë unë? Pse gjithmonë unë? Disa vite më parë, kur luante për Manchester City-n, Mario Balotelli e festoi golin e shënuar për “Qytetarët” duke treguar këtë mesazh nën fanellën e tij. Një imazh që bëri xhiron në të gjithë botën, për vetë faktin se sulmuesi italian po i sulmonte të gjithë kritikët.

Të martën në mbrëmje, një tjetër nga festimet e Super Mario u kthye në legjendë.

I futur në lojë në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Besiktas (java e 6 -të e Superligës turke), Balotelli me një goditje të fuqishme nga jashtë zone mposhti portierin kundërshtar.

Por më e bukura vjen më pas. Në momentin e festimin të golit, sulmuesi italian shkoi drejt stolit të Besiktas duke bërë një gjest kundrejt trajnerit Sergen Yalcin.

Super Mario nuk e ka harruar...

Disa vite më parë Yalcin deklaroi se Balotelli ishte ‘’lojtar pa tru’’ pas një rasti flagrant të humbur në atë kohë në një ndeshje kundër Los Angels Galaxy.

Por Balotelli nuk e harroi atë frazë, duke hyrë në fushë për tu hakmarrë ndaj trajnerit që e ofendoi 8 vite më parë. Adana Demirspor mori një barazim të madh 3-3 pasi Besiktasi ishte në avantazhin e tre golave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco