Pesë favoritët për të fituar Topin e Artë për vitin 2021

Pesë favoritët për të fituar Topin e Artë për vitin 2021

15:29, 20/09/2021

Pasi u anulua në vitin 2020, Topi i Artë është rikthyer dhe çmimi nuk do të shpërndahet deri në dhjetor, që do të thotë se lojtarët mund të kenë ende kohë për të bërë paraqitje sa më impresive.

Goal ka publikuar listën e 10 lojtarëve më të mirë për vitin 2021 deri tani që janë favoritët për të fituar Topin e Artë.

Listës i paraprin Leo Messi, i pasuar nga Lewandowski dhe Jorginho që mbyllin treshen, gjersa Kante dhe Lukaku mbyllin Top 5-shen.

1.      Lionel Messi – Në vitin 2021: 36 gola, 14 asistime. Fitoi Copa America & Copa del Rey.

2.      Robert Lewandowski – Në 2021: 48 gola, shtatë asistime. Fitoi Bundesligën, Kupën e Botës për Klube dhe DFL-Superkupën.

3.      Jorginho – Në 2021: Pesë gola, dy asistime. Fitoi Euro 2020, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s.

4.      N’Golo Kante – Në vitin 2021: Një gol, një asistim. Fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e UEFA-s.

5.      Romelu Lukaku – Në 2021: 29 gola, tetë asistime. Fitoi Serie A.

Top 10 e mbyllin, Erling Haaland, Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne dhe Karim Benzem

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco